- Zyra e integrimit të të huajve dhe e luftës kundër racizmit (BI)
Në kantonin e Jura-së, kjo zyrë zbaton politikën e integrimit të të huajve dhe të luftës kundër racizmit.
Kjo zyrë është pika e kontaktit midis popullatës, administratës, institucioneve dhe shoqatave.
Kjo zyrë bën pjesë në Shërbimin e aksionit shoqëror, nën përgjegjësinë e Departamentit të Punëve të Brendshme të kantonit të Jura-së.
- Shoqata Jurasiane e Pritjes së Migrantëve (AJAM)
AJAM pret personat që i takojnë sistemit të azilit (lejet B të refugjatit, F, N dhe S).
AJAM i shoqëron në jetën e tyre të re në kantonin e Jura-së.
Kjo shoqatë ndihmon personat:
- të marrin përkujdesje mjekësore
- të gjejnë një punë
- të strehohen
- dhe të integrohen në jetën shoqërore jurasiane.
Kantoni i Jura-së ia ka deleguar këtë punë AJAM-it.
AJAM kujdeset gjithashtu për Qendrën e Animacionit dhe Trajnimit për Gratë dhe Familjet (CAFF) dhe Shtëpinë Komunitare të Shëndetit (MdSC).