Arsimi dhe formimi në Zvicër

Është e rëndësishme të keni një formim të mirë. Arsimi i detyrueshëm u jep fëmijëve njohuri që do të jenë të dobishme për zgjedhjen e profesionit të tyre. Pas arsimit të detyrueshëm, është e rëndësishme të vijoni të formoheni, përmes një formimi profesional ose të përgjithshëm. Një formim i mirë ndihmon në gjetjen e një pune të mirë.

Sistemi shkollor dhe formimi në Zvicër

Në Zvicër, formimi është i ndarë në 3 etapa:

1. Arsimi i detyrueshëm: arsimi fillor dhe arsimi i mesëm I

2. Pas arsimit të detyrueshëm vjen arsimi i mesëm II:

ose formimi profesional fillestar (kryerja e një praktike profesionale)

ose formimi i përgjithshëm (gjimnaz, shkollë e kulturës së përgjithshme)

3. Për të vazhduar studimet: les Hautes écoles spécialisées HES (Shkollat e Larta të Specializuara HES), les Hautes écoles universitaires (Shkollat e Larta Universitare), les Hautes écoles pédagogiques HEP (Shkollat e Larta Pedagogjike HEP) dhe Formation professionnelle supérieure (Formimi Profesional i Lartë) ( për një Certifikatë Profesionale Federale, ose një Shkollë të Lartë ES).

Shteti (Konfederata, kantonet dhe komunat) është përgjegjës për formimin. Konfederata, kantonet dhe komunat kanë secili përgjegjësi të ndryshme. Për këtë arsye, në sistemet shkollore ka dallime nga një kanton te tjetri.

Për të paguar studimet

Arsimi i detyrueshëm dhe formimi pas-arsimit të detyrueshëm (arsimi i mesëm II) janë falas.

Dëshironi të vazhdoni një formim? Nuk keni rrogë të madhe?

Kantoni mund t’ju propozojë një ndihmë financiare: bursë studimesh ose hua për studime. Kjo ndihmë ju lejon të paguani një pjesë të shpenzimeve të formimit.

Keni shtetësi të huaj? Edhe ju mund të merrni një bursë studimesh, me disa kushte.

Seksioni i bursave të Service de la formation postobligatoire (SFP) (Shërbimit të formimit pas-arsimit të detyrueshëm (SFP)) informon mbi bursat e studimeve.

Këshilla për shkollën dhe zgjedhjen e një profesioni

Centre d'orientation scolaire et professionnelle et de psychologie scolaire (COSP) (Qendra e orientimit shkollor dhe profesional dhe e psikologjisë shkollore (COSP)) ju informon, ju dhe fëmijët tuaj. Ajo ju shoqëron dhe ju këshillon në etapat e ndryshme të shkollimit dhe në zgjedhjen e profesionit, të studimeve dhe të karrierës.