Jeni viktimë ose dëshmitar i racizmit? Ç’duhet të bëni?

Diskriminimi racor mund të ndodhë në të gjitha fushat e jetës: shkollë, punë, veprimtaritë argëtuese, etj. Bureau de l’intégration des étrangers et de la lutte contre le racisme (Zyra e integrimit të të huajve dhe e luftës kundër racizmit) i ofron dëgjim, informacione dhe këshilla çdo individi të prekur nga racizmi, si viktimë apo si dëshmitar.

Ç’duhet bërë nëse jeni viktimë ose dëshmitar i racizmit?

Diskriminimi racor mund të ndodhë në të gjitha fushat e jetës.

Bureau de l’intégration des étrangers et de la lutte contre le racisme (Zyra e integrimit të të huajve dhe e luftës kundër racizmit) i ofron dëgjim, informacione dhe këshilla çdo individi të prekur nga racizmi, si viktimë apo si dëshmitar.

Këshillimet janë falas dhe konfidenciale.

Këshillimet mund të marrin forma të ndryshme:

  • me biseda ballë për ballë
  • me telefon
  • me e-mail

Mund të merrni takim me telefon në numrin 032 420 51 12:

Të hënën dhe të enjten nga ora 8:30 në orën 12:00 dhe nga ora 13:30 në orën 16:30

Të premten nga ora 8:30 në orën 12:00 dhe nga ora 13:30 në orën 16:00

ose me e-mail në secr.bi@jura.ch.

Bureau de l’intégration des étrangers et de la lutte contre le racisme (Zyra e integrimit të të huajve dhe e luftës kundër racizmit)

mban shënim dhe regjistron çdo rast diskriminimi në kantonin e Jura-së.

Rastet mbeten anonime, emrat e njerëzve nuk shkruhen.

Doni të paraqisni një situatë diskriminimi?

Në të gjitha rastet, paraqisni sa më shumë informacione dhe dokumente që të jetë e mundur.

Për shembull: mbani shënime (cili, çfarë, vendi, data), bëni fotografi, ruajini mesazhet dhe videot.

Doni të bëni padi? Të gjitha këto prova mund të jenë të dobishme për vijimin e çështjes.