Sistemi i Shkollave të Larta
Shkollat e larta zvicerane ndahen në Universitete dhe Shkolla të Larta të Specializuara. Në Shkollat e Larta, mësimi është i orientuar drejt praktikës, në Universitete ai është më shumë teorik dhe akademik.
Të dyja llojet e shkollave kanë të njëjtën vlerë. Ato ndjekin sistemin e Bolonjës, sistemi evropian i arsimit të lartë. Në fund të studimeve, studentët marrin një diplomë të njohur në gjithë Evropën: Bachelor (rreth 3 vite studimi) dhe më pas Master (rreth 2 vite studimi).