Numrat e urgjencës

Numrat e urgjencës janë të arritshëm çdo ditë 24 orë në 24. Numrat e shkurtër (3 ose 4 shifra dhe 0800) janë gjithmonë falas. Numrat e tjerë janë me tarifën normale.

Zjarrfikësit: 118

Për centralin e urgjencës së zjarrfikësve.

Ambulancat / Ndihma e parë / Shërbimi i ndihmës së shpejtë: 144

Për centralin e urgjencave mjekësore.

Urgjencat jetësore janë atëherë kur jeta e personit është në rrezik.

Numrit 144 i duhet telefonuar vetëm kur ka rrezik për jetën e personit (urgjenca jetësore), ose pas një aksidenti mjaft të rëndë.

Për të gjitha problemet e tjera mjekësore, pa urgjencë jetësore, duhet së pari të merret kontakt me mjekun e familjes ose mjekun e rojes (shih më poshtë).

Helmime: 145

Nëse keni gëlltitur një produkt të rrezikshëm dhe toksik. Ose kërpudha helmuese.

Në këtë numër, një ekip ju këshillon dhe ju thotë se ç’duhet të bëni.

Në faqen e internetit Toxinfo, gjendet një numër i madh informacionesh mbi temën e helmimeve.

Ka urgjencë jetësore? Personi është në rrezik për jetën? Atëherë i duhet telefonuar numrit 144.

Spitali i Jura-së (urgjenca jo-jetësore)

Urgjencat jo-jetësore janë probleme shëndetësore që duhen trajtuar me shpejtësi, por pa rrezik për jetën.

Qendra kantonale e urgjencës, e hapur çdo ditë 24 orë/24 ndodhet në këtë adresë:

Hôpital du Jura

Faubourg des Capucins 30

2800 Delémont

032 421 24 26

Në Porrentruy, poliklinika ofron trajtime për probleme të ndryshme mjekësore,

çdo ditë, nga ora 9 në orën 18, me ose pa takim.

Poliklinika

Chemin de l'Hôpital 9

2900 Porrentruy

032 465 60 41 (njësia ambulatore)

032 465 60 42 (shërbimi i plagëve)

Poliklinika mund t’i orientojë gjithashtu pacientët drejt shërbimeve të tjera.

Për fëmijët, duhet shkuar vetëm në spital në Delémont.

Spital i Moutier (urgjenca jo jetike)

Qendra e urgjencës, e hapur çdo ditë 24 orë në 24, ndodhet në këtë adresë:

Spitali i Moutier

Beausite 49

2740 Moutier

032 494 31 51


Shërbimi i urgjencës psikiatrike i Spitalit të Moutier është i destinuar për pacientët që paraqesin shenja të vuajtjes psikike.

Këta pacientë mund ta kontaktojnë institucionin me telefon ose të paraqiten drejtpërdrejt në adresën Beausite 49.

032 484 74 74

Dentisti roje: 032 466 34 34

Për të kontaktuar një dentist roje.

Mjeku roje: 058 733 00 00

Për të kontaktuar një mjek roje.

Qendrat shëndetësore MEDIQO dhe MEDIPED

Qendra e mjekësisë së përgjithshme MEDIQO bashkon disa mjekë familjeje. Ajo është e pajisur me pajisje moderne për të trajtuar pacientët. Qendra ka tre lokacione: Delémont (Pré-Guillaume), Le Noirmont (Franches-Montagnes) dhe Porrentruy (Spitali i Jurës).


Në Delémont, shërbimi MEDIPED ofron konsultime për fëmijët me takim paraprak. Ai bashkëpunon me pediatrët dhe me spitalin pediatrik të Bazelës.


Qendra ofron gjithashtu një shërbim urgjence mjekësore për të rritur, pa takim paraprak. Ai pret persona nga 16 vjeç e lart, veçanërisht ata që nuk kanë mjek familjeje ose kur mjeku i tyre nuk është i disponueshëm, për urgjenca të vogla.

Farmaci roje

Për distriktin e Delémont-it, duhet të telefononi në 079 746 35 45 ose të konsultoni planin e shërbimit të rojës më poshtë.

Për Franches-Montagnes, duhet të telefononi në 032 952 12 01 ose 032 952 12 03.

Për distriktin e Porrentruy, një plan shërbimi i rojës është i disponueshëm në internet (lidhja më poshtë).

Për distriktin e Moutier, duhet të telefononi në 058 878 20 70, 058 878 27 50 ose 032 493 32 02, ose të konsultoni planin e shërbimit të rojës më poshtë.

La main tendue (Dora e zgjatur): 143

Keni shqetësime të mëdha?

La main tendue është një shërbim për t’ju dëgjuar. Ju mund të flisni për problemet dhe shqetësimet tuaja. Vullnetarët u përgjigjen pyetjeve tuaja, ata janë persona cilësorë, të trajnuar. Ata dhe ato respektojnë sekretin profesional.

La main tendue ju dëgjon me respekt, pa ju gjykuar. Ajo ju ndihmon për vijimin e rrugës suaj.

Për fëmijët dhe të rinjtë

Numrat e telefonave dhe faqet e internetit për fëmijët dhe të rinjtë.

Numri 147

Ke probleme dhe shqetësime? Kërkon dikë me të cilin të flasësh?

Mund t’i telefonosh 147.

Në këtë numër, fëmijët dhe të rinjtë mund të flasin për problemet e tyre (në frëngjisht, në gjermanisht dhe në italisht). Specialistë i dëgjojnë, duke respektuar sekretin profesional.

Ky numër është i hapur çdo ditë 24 orë në 24.

Mund të kontaktosh gjithashtu me postë elektronike, me sms ose me chat.

Rrjedhje të mëdha uji

Ndonjëherë një kanalizim uji çahet. Kur ka shumë ujë, shkaktohen dëme të mëdha. Në këtë situatë, duhen kontaktuar Shërbimet industriale të Delémont (SID) në 032 421 92 00, ose Shërbimi i ujërave të qytetit Porrentruy në 032 465 96 20.

Në fshatra, duhet t’i drejtoheni direkt komunës.

Nëse s’keni përgjigje, u telefononi zjarrfikësve në 118.