Argëtimet

Në kantonin e Jura-së, ka shumë mundësi për argëtimet (sport, muzikë, vallëzim). Shoqatat janë shumë të rëndësishme dhe mundësojnë takimin me njerëz tjerë.

Shoqatat

Shumë banorë të Jura-së janë anëtarë të një shoqate. Ka shoqata

për të gjithë interesat. Për shembull, shoqata sporti apo muzike.

Edhe në fshatrat e vegjël, gjejmë shoqata sportive dhe kulturore.

Ato janë të hapura për të gjithë dhe mundësojnë takimin me njerëz të tjerë.

Informacionet gjenden në sitet Internet të komunave.

Ofertat për të rinjtë

Kantoni i Jura-së propozon aktivitete të shumta për të rinjtë.

Platforma Oxyjeune propozon të gjitha aktivitetet për të rinjtë në Jura dhe në Jura-në bernese.

Në Delémont, në Le Noirmont dhe në Porrentruy, ka qendra të rinisë.

Në këto qendra, të rinjtë mund të shkëmbejnë idetë dhe të realizojnë projektet e tyre.

Zakonisht, aktivitetet janë falas.

Në shumë fshatra, ka shoqata të rinjsh, të cilat organizojnë aktivitete në natyrë dhe mundësojnë takimet ndërmjet të rinjve.

Ekskursionet dhe kultura

Kantoni i Jura-së ofron mundësi të shumta ekskursionet dhe një ofertë kulturore të pasur. Ka qytete të vjetra historike, kështjella, lumenj dhe pellgje. Mund të bëhen

shëtitje të bukura me biçikletë ose ecje në natyrë.

Ka edhe shumë muze me ekspozita mbi tema të ndryshme.

Jura Tourisme jep informacione mbi ekskursionet dhe ngjarjet.

Edhe gazetat rajonale japin informacione mbi ngjarjet kulturore.

Vullnetarizmi (të zgjedhësh të ndihmosh falas)

Vullnetarizmi është një punë pa pagesë për të ndihmuar personat ose mjedisin.

Në Zvicër, shumë persona bëjnë punë në mënyrë vullnetare, pa marrë pagesë. Për shembull, për organizimin e një festivali ose për të dhënë mësime frëngjishteje .

Një pjesë e madhe e kësaj pune bëhet në shoqata.

Secili mund të përfshihet Nnë shoqata për kulturën, sportin, ndihmën ndaj personave, trajnimin, mbrojtjen e kafshëve dhe të natyrës, shëndetin dhe shumë tjera.

Bénévolat Jura jep informacione mbi vullnetarizmin dhe mundësitë e përfshirjes.