Festat zyrtare
Festat zyrtare janë si një ditë e diel. Në kantonin e Jura-së, festat zyrtare janë këto:
- 1 janar: Viti i Ri
- 2 janar: E nesërmja e Vitit të Ri
- E premtja e shenjtë (e premtja para Pashkëve)
- E hëna e Pashkëve (e hëna pas Pashkëve)
- 1 maj: Festa e Punës
- E enjtja e Shëlbuemit (40 ditë pas të dielës së Pashkëve)
- E hëna e Rrëshajës (50 ditë pas të dielës së Pashkëve)
- E enjtja e Festës së Korpit dhe Gjakut të Krishtit (60 ditë pas të dielës së Pashkëve)
- 23 qershor: në kujtim të 23 qershorit 1974, dita kur populli jurasian votoi për krijimin e kantonit të Jura-së (Referendumi jurasian).
- 1 gusht: Festa kombëtare e Zvicrës
- 15 gusht : Ngritja e Shën Marisë
- 1 nëntor : Dita e Shenjtorëve
- 25 dhjetor : Krishtlindja
Në distriktin Porrentruy, e hëna e St-Martin ( e hëna e 2-të ose e 3-të pas 1 nëntorit) është po ashtu ditë feste.