Sigurimi i përgjegjësisë civile

Çdo i rritur duhet të ketë një sigurim të përgjegjësisë civile. Ky sigurim mbulon shpenzimet nëse i shkaktoni ndonjë dëm dikujt ose diçkaje aksidentalisht.

Përgjegjësia vetjake

Nëse plagosni dikë ose dëmtoni sendet e tij pa dashje, ju jeni përgjegjës financiarisht. Për shembull, nëse plagosni dikë duke bërë sport, shpenzimet mund të jenë shumë të larta. Dhe nëse nuk keni sigurim, ju vetë duhet të paguani.

Sigurimi i përgjegjësisë civile

Në rast dëmi, është e rëndësishme të keni një sigurim të përgjegjësisë civile. Kështu, sigurimi paguan një pjesë të madhe të shpenzimeve. Shumica e kompanive private të sigurimit e propozojnë këtë sigurim. Ai është i vlefshëm për të gjithë personat që jetojnë në të njëjtën banesë.

Edhe pse nuk është e detyrueshme, është shumë e këshilluar të keni një sigurim të përgjegjësisë civile.

Çfarë paguan sigurimi?

Ky sigurim paguan për dëmet materiale (mbi sendet) dhe trupore (mbi trupin) të shkaktuara ndaj personave të tjerë.

Ai paguan shpenzimet e riparimit, shpenzimet mjekësore, humbjen e pagës ose kompensimin financiar. Ai mund të mbulojë dëmet e shkaktuara nga disa kafshë shtëpiake. Në të kundërt, ai nuk paguan nëse dëmet prekin persona që jetojnë në të njëjtën banesë. Dëmet, të cilat i shkaktojmë vullnetarisht ose për shkak të një gabimi të rëndë, nuk paguhen