1. Informacionet dhe këshillat
Personat që mbërrijnë në kantonin e Jura-së marrin informacione dhe këshilla mbi, për shembull:
- jetën e përditëshme
- të drejtat dhe detyrat
- kurset e frëngjishtes
- mbështetjen për fëmijët e vegjël
- trajnimin
- punën
- mbrojtjen kundër racizmit.
Pas mbërritjes së tyre, personat janë të ftuar në një seancë të Mirëseardhjes. Komuna dhe kantoni u urojnë mirëseardhjen dhe u japin informacione mbi jetën në kanton dhe mbi shërbimet e dobishme.
Për më tepër informacione dhe këshilla mbi integrimin dhe luftën kundër racizmit, kontaktoni këtë Zyrë :
Zyra e Integrimit të të huajve dhe luftës kundër racizmit
Faubourg des Capucins 20 – 2800 Delémont
E-mail: secr.bi@jura.ch
Tel. 032 420 51 12
Të hënë dhe të enjte nga ora 8:30 në orën 12:00 dhe nga ora 13:30 në orën 16:30
Të premten nga ora 8:30 në orën 12:00 dhe nga ora 13:30 në orën 16:30.
AJAM propozon oferta informimi dhe këshillimi posaçërisht për personat që vijnë nga azili.