Azili në Zvicër

Ishit në rrezik në vendin tuaj? Dhe jeni larguar nga vendi juaj për të kërkuar azil? Në Zvicër, ligji për azilin (LAsi) përcakton rregullat e azilit. Sekretariati i shtetit për migracionin (SEM) studion me vëmendje çdo kërkesë. Ky ligj thotë: çdo person në rrezik në vendin e tij për shkak të origjinës, fesë, kombësisë, grupit të tij shoqëror ose opinioneve të tij politike, ka të drejtë të kërkojë azil në një vend tjetër.

Çfarë është azili?

Në mbarë botën, ka njerëz që duhet të largohen nga vendi i tyre dhe të kërkojnë ndihmë në një vend tjetër. Disa njerëz janë në rrezik në vendin e tyre për arsyet e përshkruara më sipër.

Njerëz të tjerë duhet të largohen për shkak të luftës.

Zvicra u jep azil (lejen B të refugjatit) personave që janë njohur si refugjatë. Kjo do të thotë: personat që janë personalisht të kërcënuar dhe në rrezik për jetën.

Zvicra u jep mbrojtje për një kohë të kufizuar (leje e përkohshme F ose S) personave që nuk janë njohur si refugjatë, por që kanë nevojë të mbrohen.

Politika e azilit në Zvicër

SEM (Sekretariati i Shtetit për migracionin) vendos kush mund të jetë refugjat dhe të marrë azil në Zvicër. Për këtë, SEM analizon çdo kërkesë. Ai ndjek rregullat e përcaktuara në ligjin mbi azilin (LAsi), në Konventën e Gjenevës dhe sipas marrëveshjeve të Dublinit.

Një refugjat është një person që është në rrezik në vendin e tij për shkak: të origjinës, fesë, shtetësisë, të grupit të tij shoqëror ose opinioneve të tij politike.

Njihen si refugjatë, personat që:

  • janë të kërcënuar dhe në rrezik të madh për shkak të arsyeve të mëposhtme:
  • nuk mbrohen nga vendi i tyre
  • nuk mund të strehohen në një pjesë tjetër të vendit të tyre

Sekretariati i Shtetit për migracionin (SEM) e studion me vëmendje çdo kërkesë azili.

Ligji zviceran mbi azilin shpjegon se si zhvillohet procedura e azilit. Ai shpjegon gjithashtu shumë elemente mbi jetën në Zvicër si strehimi, lejet e qëndrimit, bashkimi familjar, qasja në punë, ndihma sociale, sigurimet shëndetësore dhe integrimi.

Zvicra ndjek gjithashtu rregullat e marrëveshjes së Dublinit. Këto rregulla përcaktojnë cili vend duhet të shqyrtojë kërkesën për azil. Në përgjithësi, ky është vendi ku personi ka bërë kërkesën e tij të parë.

Shoqata Jurasiane e Pritjes së Emigrantëve (AJAM)

AJAM pret personat që vijnë nga azili (lejet N, F, S dhe B të refugjatit).

AJAM i shoqëron në jetën e tyre të re në kantonin e Jura-së.

Kjo shoqatë ndihmon personat:

  • të marrin përkujdesje mjekësore
  • të gjejnë një punë
  • të gjejnë një banesë
  • dhe të integrohen në jetën shoqërore jurasiane.

Kantoni i Jura-së ia ka deleguar këtë punë AJAM-it.

AJAM kujdeset gjithashtu për Qendrën e Animacionit dhe Trajnimit për Gratë dhe Familjet (CAFF) dhe Shtëpinë Komunitare të Shëndetit (MdSC).

Integrimi i personave që vijnë nga azili (lejet N, F, S dhe B të refugjatit)

Integrimi i këtyre personave bëhet në 3 etapa:

1. Pritja e parë: mbërritja dhe përcaktimi i nevojave

Personat që mbërrijnë në kantonin e Jura-së shkojnë fillimisht në një qendër kolektive.

Punonjësit socialë shohin dhe vlerësojnë nevojat e çdo personi. Së bashku, ata bëjnë një plan integrimi, me objektiva personalë.

Kjo etapë zgjat 2 javë.

2. Shoqërizimi: njohja e jetës në Zvicër

Kjo etapë i ndihmon personat të integrohen në jetën jurasiane (të zhvillojnë veprimtari dhe të kenë shokë). Edukatorët socialë dhe punonjësit socialë ndihmojnë personat të ndërtojnë jetën e tyre të re në Zvicër.

Kjo etapë zgjat nga 6 muaj deri në 1 vit e gjysmë.

3. Integrimi profesional: gjetja e një pune

Specialistë të punës propozojnë ndihmë për gjetjen e një pune dhe për ta mbajtur atë.

Këta specialistë quhen: “job coach”. Ata ndihmojnë gjithashtu personat t’u njihen diplomat e tyre të huaja ose të ndjekin një formim profesional.

Kjo etapë zgjat disa vite, deri në përfundim të shoqërimit nga AJAM.

Sa kohë zgjat shoqërimi nga AJAM?

Në përgjithësi, AJAM shoqëron personat deri sa ata të gjejnë një punë dhe të jenë të pavarur.

Ofertat e integrimit të AJAM, për personat që vijnë nga azili.

Ka oferta integrimi për të rriturit dhe për të rinjtë.

1. Oferta për të rriturit

Ja ofertat për të rriturit:

- Atelietë e informimit

Pas mbërritjes së tyre në Zvicër, personat marrin pjesë në shumë atelie informimi.

Këto atelie janë të detyrueshme.

Këto atelie zhvillohen në frëngjisht dhe në gjuhën e origjinës. Ato trajtojnë tema të ndryshme si: shëndeti, jeta në Jura, puna, strehimi.

- Kurset e frëngjishtes

Kurse të ndryshme të frëngjishtes propozohen për të gjithë personat: të rinj dhe më të vjetër, me ose pa familje, me apo pa punë.

Këto mësime janë të niveleve të ndryshme: nga Fillestar (A1) në të Përparuar (B2).

2. Oferta për të rinjtë

Deri në 15 vjeç, fëmijët shkojnë në shkollën e komunës së tyre.

Në përgjithësi, duke nisur nga 16 vjeç, të rinjtë ndjekin një formim profesional.

Por të rinjtë e huaj mund të ndjekin, në fillim, një formim të posaçëm për të përmirësuar frëngjishten dhe kompetenca të tjera (për shembull matematikën).

Ja ofertat për të rinjtë:

- Bravo

Për të rinjtë nga 16 deri 25 vjeç, që nuk kanë formim dhe që fillojnë të mësojnë frëngjishten.

Ky program i ndihmon të rinjtë të arrijnë në nivelin A1 në frëngjisht. Ai propozon gjithashtu bazat në matematikë dhe në informatikë.

- PréFor (për para-formim)

Për të rinjtë nga 16 në 25 vjeç me nivelin A1 në frëngjisht.

Ky program i ndihmon këta të rinj të hyjnë në një formim profesional.

Ai mëson frëngjishten deri në nivelin B2.

Ai sjell gjithashtu kompetenca në matematikë dhe në informatikë.

- PAI+ (për para-mësimi i integrimit)

Për të rinjtë nga 16 në 25 vjeç me nivelin B1 në frëngjisht.

Ky program i ndihmon këta të rinj të hyjnë në botën profesionale. Ai i përgatit të rinjtë të ndjekin një praktikë (AFP ose CFC).

Ky program zgjat 1 vit.

Lejet e ndryshme në fushën e azilit

Që prej mbërritjes së tij në Zvicër, një person do ta ndryshojë lejen disa herë.

Kjo varet nga etapat dhe rezultatet e kërkesës së tij për azil.

Leja që personi merr (N, F ose B refugjati) është shenja e statusit të tij juridik.

Statusi juridik tregon se si njihet personi në sistemin e azilit në Zvicër.

Statuset juridike (ose lejet) e ndryshme nuk japin të njëjtat të drejta në jetën e personit.

Për shembull, sipas lejes, kjo është e ndryshme për:

  • të drejtën e bashkimit familjar (të sjellë familjen e tij në Zvicër)
  • të drejtën për të punuar
  • të drejtën për ndihmë sociale
  • të drejtën për të udhëtuar

Ja një tabelë që shpjegon lejet e ndryshme sipas statusit juridik