Lëvizja në këmbë, me biçikletë ose me kalë
Në përgjithësi, është e këndshme dhe e sigurt të lëvizësh në këmbë ose me biçikletë në qytetet dhe fshatrat e Jura. Në shumë vende, ka trotuare për këmbësorë, rrugë pa makina dhe pista për biçikleta.
Për këtë arsye, shumë njerëz zgjedhin të bëjnë udhëtime të shkurtra me biçikletë ose në këmbë.
Në kalimet për këmbësorë, këmbësorët kanë gjithmonë përparësi ndaj të gjitha automjeteve. Megjithatë, ata duhet të qëndrojnë gjithmonë vigjilentë ndaj automjeteve përballë.
Në Kantonin Jura, mund të ecni përgjatë shtigjeve të bukura për ecje malore. Këto shtigje janë të shënuara me tabela të verdha.
Ka edhe shtigje të projektuara posaçërisht për kalërim.
Mund të gjeni më shumë informacion në Offices du tourisme Zyrat e Turizmit në Saignelégier, St-Ursanne, Porrentruy dhe Delémont. Ose në faqen e internetit të Jura Tourisme (Turizimi Jura).
Link
Jura tourisme (Turizmi Jura) (FR)
Réseaux équestres jurassiens | Cheval (Rrjetet e kalorësve Jura) (FR)
Ejani dhe zbuloni Jura zvicerane në një mënyrë tjetër! (FR)
Ekskursione me kalë dhe aktivitete hipizmi në Franches-Montagnes (FR)
PRO VELO Jura (FR)
Jura Rando – rrjeti i shtigjeve këmbësore (FR)
Jura Rando – rrjeti i shtigjeve për biçikleta malore (FR)