Të drejtat dhe detyrimet

Punonjësit dhe punëdhënësit kanë të drejta dhe detyrime të ndryshme. Për shembull, orët maksimale të punës, e drejta për pushime dhe mbulimi i sigurimeve rregullohen nga ligji.

Kontrata e punës

Në përgjithësi, kontratat e punës nënshkruhen me shkrim. Një kontratë verbale është gjithashtu e vlefshme.

Rregullat që lidhen me punën mund të gjenden në Kodin e Detyrimeve. Ky dokument ofron standardet minimale (rregullat themelore) që duhen ndjekur në ligjin për punën.

Për rrjedhojë, personat pa një kontratë pune me shkrim nuk kanë vetëm të drejta, por edhe detyrime.

Të Drejtat dhe Detyrimet e Punonjësve dhe Detyrimet e Punëdhënësve

Në Zvicër, punonjësit kanë të drejta dhe detyrime.

Ndër më të rëndësishmet janë:

  • E drejta për sigurim: Punëdhënësi/ja duhet t'i regjistrojë punonjësit e tij/saj në sigurimet shoqërore. Ata duhet të lidhin sigurim në rast aksidentesh dhe të paguajnë një pjesë të primeve.
  • Të gjithë punonjësit kanë të drejtë për 4 javë pushime të paguara (5 javë për të rinjtë nën 20 vjeç). Kjo vlen edhe për personat që paguhen me orë ose punojnë me kohë të pjesshme, sipas orarit të tyre të punës.
  • Numri maksimal i orëve të punës në javë është 50 orë. Në shumë profesione, numri është 45 orë.
  • Punonjësit kanë të drejtë të marrin një certifikatë pune me shkrim.
  • Një punonjës/punonjëse që sëmuret merr pagën për një periudhë të caktuar.

Gratë shtatzëna dhe gratë që kanë lindur gëzojnë të drejta të posaçme] (90340).

  • Punonjësit duhet ta kryejnë vetë punën që kanë marrë përsipër.
  • Ata/ato duhet ta kryejnë punën me kujdes dhe të mbrojnë interesat e punëdhënësit/es të tyre.
  • Në mënyrë që të mbrojnë interesat e punëdhënësit/es të tyre, punonjësit/et duhet të respektojnë konfidencialitetin. Ata/ato nuk duhet t'u shpërndajnë personave të tjerë informacion konfidencial për të cilin janë vënë në dijeni gjatë ushtrimit të punës (si për shembull sekretet e prodhimit ose tregtare). Kjo është e vlefshme edhe pas përfundimit të kontratës, nëse është e nevojshme.

Në marrëdhëniet e punës, punëdhënësi/ja mbron dhe respekton [reputacionin e punonjësve të vet. Ai/ajo siguron shëndetin e tyre dhe etikën. Veçanërisht, kjo i mbron ata/ato nga ngacmimi seksual.

A keni dyshime nëse të drejtat tuaja po respektohen?

Mund të kontaktoni Service de l’économie et de l’emploi (Departamenti i Ekonomisë dhe Punësimit), sindikatën ose Conseil de prud'hommes (Tribunali për Çështjet që lidhen me Punën).

Paga

Ligji zviceran nuk përcakton një pagë minimale.

Por në kantonin e Jura, ekziston një e tillë.

Në Jura, nuk lejohet që një punonjës të paguhet me një pagë më të ulët se 21,40 franga në orë.

Për të njëjtën punë, gratë dhe burrat kanë të drejtë për të njëjtën pagë.

Në disa marrëveshje kolektive (CCT), paga minimale është përcaktuar për një sektor pune. Disa sektorë pune kanë nënshkruar një marrëveshje kolektive pune (CCT).

Paga bruto është paga e paraqitur në kontratën e punës.

Paga neto është paga që mbetet pasi janë zbritur kontributet e sigurimeve shoqërore.

Zgjidhja e kontratës (ose anulimi i kontratës)

Në rastin e zgjidhjes së kontratës së punës, punëdhënësit dhe punëmarrësit/et duhet të respektojnë afatet e zgjidhjes së kontratës së punës të përcaktuara në kontratë.

Nuk lejohen zgjidhjet e menjëhershme të kontratës, pa dërguar njoftim paraprak. Kjo përfshin me përjashtim të rasteve në rrethana të jashtëzakonshme.

Në rast se punëdhënësi/ja ka zgjidhur kontratën, kjo quhet pushim nga puna.

Është gjithmonë e mundur të merrni me shkrim arsyet e largimit nga puna. Lidhur me këtë, duhet të pyesni punëdhënësin/en tuaj.

Një punonjës që është i sëmurë, ka pësuar një aksident, është shtatzënë ose ka lindur një fëmijë mbrohet në mënyrë të posaçme nga largimit nga puna.

Largimet e paarsyetuara nga puna mund të adresohen në gjykatë.

Në rast se vetë punonjësi/ja ka zgjidhur kontratën, në këtë rast quhet dorëheqje.

Dorëheqja mund të ketë pasoja në të drejtën për sigurimin e papunësisë (ditët e penalitetit). Prandaj, ai/ajo merr më pak para nga sigurimi i papunësisë.