Autorizimet (ose lejet) e qëndrimit

Për të jetuar ose punuar në Zvicër është i nevojshëm një autorizim qëndrimi. Ka lloje të ndryshme autorizimesh. Flitet gjithashtu për leje qëndrimi.

Forma të ndryshme autorizimi

Çdo person që jeton në Zvicër për më shumë se 3 muaj ose punon aty ka nevojë për një autorizim.

Kushtet janë të ndryshme për personat që kanë shtetësinë e një shteti të Bashkimit Evropian (BE)/AELE (EFTA) dhe personat që kanë shtetësinë e shteteve të tjera (jashtë Bashkimit Evropian dhe AELE(EFTA)).

Ky autorizim jepet nga Shërbimi i Popullsisë i kantonit të Jura-së Ja një tabelë që përmbledh format e autorizimeve.

Për kërkuesit e azilit:

Personat që jetojnë në Zvicër për të kërkuar asile kanë leje të tjera.

Leja për të huajt

Të huajt që jetojnë në Zvicër marrin një leje. Kjo leje mund të jetë ndryshe nga një person te tjetri, sipas disa kritereve (për shembull, shteti i origjinës).

Të gjitha lejet jepen në formën e kartës biometrike.

Për të bërë lejen, personat duhet të shkojnë në Bureau des passeports (Zyrën e pasaportave) në Delémont dhe të japin të dhënat biometrike (shenjat e gishtave dhe foto).

Vjedhja ose humbja e lejes duhet të njoftohet menjëherë në polici.

Zgjatja /ripërtëritja e lejes së qëndrimit

Për të ripërtëritur autorizimin tuaj, ka disa hapa sipas statusit dhe shtetësisë suaj. Ju do të merrni një formular për të plotësuar. Duhet ta dërgoni këtë formular para përfundimit të afatit. Ripërtëritja nuk është automatike. Ka disa kushte. Për shembull: mësimi i frëngjishtes.

Nganjëherë ripërtëritja refuzohet. Për shembull nëse:

  • personi ka kryer një vepër penale
  • personi merr ndihmë sociale për një kohë të gjatë