Kafshët shtëpiake

Nëse keni kafshë në shtëpinë tuaj, duhen respektuar disa rregulla. Disa kafshë nuk mund të mbahen në apartament. Pronarët e qenve duhet të paguajnë një taksë për çdo qen.

Mbajtja e kafshëve shtëpiake

apartamentet me qira, qiramarrësit mund të kenë kafshë shtëpiake të vogla, si kavje, hamstera, kanarina ose peshq.

Në të kundërt, pronarët mund të ndalojnë, në kontratën e qirasë, të keni kafshë më të mëdha, si macet ose qentë. Pronari mund të ndalojë gjithashtu kafshë të zhurmshme ose të rrezikshme. Para se të merrni një kafshë, duhet t’i kërkoni leje pronarit të apartamentit.

Pronarët e kafshëve duhet të respektojnë ligjet federale mbi mbrojtjen e kafshëve. Për shembull, për disa specie, nuk mund të mbahet një kafshë vetëm (për shembull lepujt) ose duhen kafaze mjaft të mëdha.

Disa kafshë (kafshë ekzotike) nuk kanë të drejtë të hyjnë në Zvicër. Për kafshë të tjera, duhet një autorizim i posaçëm nga Service de la consommation et des affaires vétérinaires (SCAV) (Shërbimi i konsumit dhe çështjeve veterinare).

Qentë

Në kantonin e Jura-së, ekzistojnë rregulla të posaçme për qentë:

  • Të gjithë qentë duhet të kenë një çip elektronik nën lëkurë. Gjithashtu, ata duhet të jenë të regjistruar. Pronari merr një kartë identiteti për qenin e vet.

Kujdes, kjo kartë nuk është pasaporta për kafshët shtëpiake e përdorur gjatë udhëtimeve jashtë vendit.

  • Qentë duhet të jenë të regjistruar në komunën e vendbanimit. Çdo vit duhet të paguhet një taksë.
  • Pronarët e qenve duhen të mbledhin jashtëqitjet e kafshës së tyre.

Nëse jo, mund të gjobiten.

  • Këshillohet të ndiqen kurse të trajnimit për qentë.
  • Për të pasur qen të disa racave, si Pitbull ose Rottweilers, duhet një autorizim i posaçëm.

Veterineri ose veterinerja është në dispozicion për çdo informacion.