Njohja e diplomës: për profesionet e rregulluara
Keni një diplomë të huaj ?
Me disa kushte, mund të kërkoni të bëni njohjen e diplomës suaj. Nëse diploma juaj njihet, mund të thuhet se është ekuivalente me një diplomë ose një certifikatë të përfundimit të studimeve zvicerane.
Për disa profesione (në fushat e shëndetësisë, arsimit dhe drejtësisë), njohja zyrtare e diplomës së huaj është e detyrueshme për të mundur të punoni në Zvicër. Këto janë profesione të mbrojtura.
Për shembull, për profesionet në vijim: mjek, infermier, mësues ose avokat.
Njohja e një diplome (kryerja e procedurës së njohjes së diplomës suaj), është me pagesë.
Faqja e internetit Reconnaissance.swiss e Secrétariat d’État à la formation, à la recherche et à l’innovation (SEFRI) (Sekretariatit të Shtetit për Formimin, Kërkimin shkencor dhe Inovacionin (SEFRI)) shpjegon procedurën që duhet ndjekur sipas profesioneve. Ajo përcjell gjithashtu kontaktet e shërbimeve të interesuara.