Ç’është racizmi?
Kemi të bëjmë me racizëm kur njerëzit mendojnë se një grup individësh është më i mirë, ose më pak i mirë, se të tjerët, për shkak të paraqitjes së tyre fizike (ngjyrës së lëkurës), origjinës ose fesë së tyre.
Racizmi është çështje pushteti. Ai përdoret për të dobësuar disa grupe individësh dhe forcuar disa të tjerë.
Racizmi është i pranishëm në shumë fusha të jetës së përditshme, si puna, kërkimi i një banese ose marrëdhëniet me fqinjët.
Racizmi mund të marrë forma të ndryshme: fyerje, sulme dhe përjashtime.
Racizmi nuk është gjithmonë i qëllimshëm ose i ndërgjegjshëm. Ai është i ngulitur në shoqërinë tonë, në institucionet dhe zakonet tona shoqërore. Për shembull, racizmi kundër njerëzve me ngjyrë vjen nga historia jonë me kolonializmin dhe skllavërinë.