Lagjja

Të kesh marrëdhënie të mira me fqinjët të bën të kesh një jetë më të këndshme. Në Zvicër, kur zhvendosesh në një shtëpi të re, është zakon të prezantohesh me fqinjët.

Njohja me fqinjët

Të kesh marrëdhënie të mira me fqinjët e bën jetën më të këndshme për të gjithë. Për të krijuar marrëdhëniet e mira, rekomandohet të prezantohesh me fqinjët kur zhvendosesh në një apartament ose shtëpi të re.

Në shumë lagje, fqinjët kanë zakonin zakonin të takohen herë pas here, për shembull për një festë lagjeje ose një barbekju. Çdo person është i lirë të ketë ose të mos ketë marrëdhënie dhe miqësi më të rregullta me fqinjët e tij. Mund të njohësh njerëz edhe në një mënyrë tjetër: duke marrë pjesë në aktivitetet e shoqatave dhe klubeve në zonën tënde (sporte, këngë ose të tjera).

Rregullat e shtëpisë

Në përgjithësi, pronat e apartamenteve kanë rregulla shtëpie. Shpesh, këto rregulla përfshihen në kontratën e qirasë. Ky dokument përcakton rregullat për një jetesë në harmoni së bashku. Për shembull, si të përdoret lavanderia dhe hapësirat e përbashkëta.

Është e rëndësishme të respektohen rregullat e shtëpisë. Sidomos respektoni periudhat e qetësisë dhe pushimit. Është rregulluar me ligj.

Nëse doni të organizoni një festë ose një aktivitet, është e rëndësishme të informoni fqinjët tuaj. Mund të shkruani një shënim në letër dhe ta vendosni në hyrje të shtëpisë suaj. Njoftoni se mund të ketë pak zhurmë. Njerëzit e vlerësojnë informimin.

Konfliktet

Nëse një fqinj nuk i respekton rregullat e shtëpisë, kjo mund t’ju shkaktojë shqetësime. Nëse lind një konflikt midis fqinjëve, këshillohet që të flisni me ta me qetësi dhe me respekt. Nëse situata nuk ndryshon, mund të kontaktoni qiradhënësin ose agjencinë.

Gjithashtu mund të kërkoni ndërmjetësim. Një ndërmjetës është një person neutral që dëgjon dhe i ndihmon njerëzit të flasin me njëri-tjetrin dhe të gjejnë një zgjidhje së bashku.

Nëse situata është serioze ose nëse dikush është në rrezik (për shembull, kërcënime ose dhunë), mund të telefononi policinë.

Numri i urgjencës në Zvicër është 117.