Formimi pas-arsimit të detyrueshëm (shkolla e mesme II)

Pas arsimit të detyrueshëm, të rinjtë vazhdojnë të formohen në një shkollë të mesme II, në formim të përgjithshëm ose profesional. Të rinjtë që dëshirojnë më pas të studiojnë në një Shkollë të Lartë duhet të marrin një diplomë mature gjimnazi, profesionale ose të specializuar.

Formimi profesional fillestar (kryerja e një praktike profesionale)

Pas arsimit të detyrueshëm, të rinjtë mund të zgjedhin të ndjekin një formim profesional fillestar (kryerja e një praktike profesionale). Ky është një formim bazë që lejon të mësohet një zanat.

Mësimi dual (ndërmarrje + shkollë)

Gjatë praktikës profesionale, të rinjtë punojnë në një ndërmarrje. Ata mësojnë njohuritë praktike të profesionit. Dhe ndjekin shkollën profesionale 1 ose 2 ditë në javë.

Ky lloj formimi quhet të mësuarit dual : një pjesë zhvillohet në një ndërmarrje dhe pjesa tjetër në shkollën profesionale.

Të mësuarit në një shkollë profesionale

Është gjithashtu e mundur të ndiqet mësimi në shkollë me kohë të plotë, me stazhe në ndërmarrje.

Kohëzgjatja e praktikës profesionale

Një praktikë profesionale zgjat nga 2 në 4 vjet. Të rinjtë marrin një vërtetim federal të formimit profesional (AFP) ose një certifikatë federale të aftësisë (CFC).

Me një diplomë të praktikës profesionale, i riu ka mundësi të gjejë një punë.

Ai mund të ndjekë gjithashtu një formim profesional të lartë për të hyrë, më pas, në një Shkollë të Lartë.

Gjatë vitit të fundit të shkollës së detyrueshme, të rinjtë duhet të kërkojnë tashmë vetë një vend për praktikë profesionale në një ndërmarrje. Prindërit duhet t’i ndihmojnë të rinjtë.

Centre d’orientation scolaire et professionnelle et de psychologie scolaire (COSP) (Qendra e orientimit shkollor dhe profesional dhe e psikologjisë shkollore (COSP)) i këshillon dhe orienton të rinjtë falas.

Aplikacioni MON APP’ i ndihmon të rinjtë të gjejnë një zanat që u intereson dhe të gjejnë një vend praktike profesionale.

Formimi i përgjithshëm (vazhdimi i studimeve)

Pas arsimit të detyrueshëm, të rinjtë mund të zgjedhin gjithashtu të vazhdojnë shkollën.

Ata mund të shkojnë në gjimnaz ose në shkollë të kulturës së përgjithshme.

Gjimnazi

Gjimnazi zgjat 3 vjet dhe të rinjtë marrin certifikatë mature të gjimnazit. Matura e gjimnazit lejon të ndiqen studimet në Universitet ose në një Shkollë të Lartë.

Gjimnazi kantonal në Porrentruy ofron gjithashtu një formim dygjuhësh gjermanisht-frëngjisht për të rinjtë që dëshirojnë.

L’Ecole de culture générale (ECG) (Shkolla e kulturës së përgjithshme (ECG))

Shkolla e kulturës së përgjithshme zgjat 3 vjet dhe të rinjtë marrin një certifikatë të kulturës së përgjithshme. Pas certifikatës, të rinjtë mund të bëjnë një vit më tepër për të marrë një diplomë mature të specializuar. Matura e specializuar lejon të ndiqen studimet në një Haute Ecole Spécialisée (HES) (Shkollë të Lartë të Specializuar (HES)) në fushën e zgjedhur.

Së fundi, një person mund të paraqitet drejtpërdrejt në provimet për maturën federale, pa ndjekur detyrimisht të gjithë formimin. Ai mund të përgatitet lirisht për provimet, duke ndjekur programet e një shkolle private ose në mënyrë autonome, si autodidakt.

« Sport-Arts-Etudes » (“Sport-Arte-Studime”)

Që në moshën 12 vjeç, të rinjtë që ushtrojnë një veprimtari sportive ose artistike të nivelit të lartë mund të regjistrohen në « Sport-Arts-Etudes » (SAE) (“Sport-Arte-Studime” (SAE)). Prindërit duhet të bëjnë një kërkesë me shkrim pranë Shërbimit të arsimit.