Feja dhe shteti
Zvicra është një shtet i krishterë. Secili kanton vendos për lidhjen ndërmjet fesë dhe shtetit. Në shumicën e kantoneve, Kishat e krishtera janë të njohura zyrtarisht.
Kantoni i Jura-së njeh Kishën katolike romake dhe Kishën e reformuar ungjillore (protestante). Kjo do të thotë që shteti u jep atyre disa të drejta dhe detyra.
Për shembull, ato mund të mbledhin tatime në gjirin e anëtarëve të tyre.