Leja e huaj e drejtimit
Kur të zhvendoseni në Zvicër, nëse tashmë keni një leje drejtimi, duhet ta ndërroni atë me një zvicerane. Keni 12 muaj për ta bërë këtë. Ju duhet ta paraqisni kërkesën tuaj në Office cantonal des véhicules (Zyrën Kantonale të Automjeteve, OVJ).
Në varësi të vendit nga vini, mund të keni kushte që duhet të plotësoni për të marrë lejen zvicerane të drejtimit. Mund t'ju duhet të jepni një provim teorik dhe/ose praktik. Office cantonal des véhicules (Zyra Kantonale e Automjeteve, OVJ) ju ofron të gjitha informacionet e nevojshme mbi këtë temë.